Sa pensionistë do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë? Seferi jep detajet

Nga 1 Janari 2025, të gjithë pensionistët do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë. Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit Andi Seferi dha më shumë detaje sa i takon këtij vendimi. Përmes një prononcimi për gazetarin e Klan News Besard Jacaj, ai u shpreh se përpos subvencionimit të të moshuarve, synohet përmirësimi i gjithë flotës urbane. […]

Gusht 22, 2024 - 22:20
 0
Sa pensionistë do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë? Seferi jep detajet

Nga 1 Janari 2025, të gjithë pensionistët do udhëtojnë falas me autobusë në Tiranë. Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit Andi Seferi dha më shumë detaje sa i takon këtij vendimi.

Përmes një prononcimi për gazetarin e Klan News Besard Jacaj, ai u shpreh se përpos subvencionimit të të moshuarve, synohet përmirësimi i gjithë flotës urbane. Risi ka edhe në stacionet e urbanëve.

“Stacionet e autobusit do kthehen në bashkohore me tabela të unifikuara, për të orientuar qytetarët. Duke kaluar te shenjuesit  elektronikë që do tregojnë kohën për pritjen e autobusit si dhe trajektoren e tyre sipas linjave të ndryshme.”

Për të kryer verifikimin e përfituesve, Seferi theksoi se do ngrihet një sistem elektronik.

“Po ndërtohet një sistem elektronik me database ku do të emetohen qoftë abonetë, sigurimet shoqërore dhe burime të tjera informacioni që përdoren për të bërë të mundur pasjen e një numri final për të subvencionuarit më 1 Janar. 15 linja në një flotë, me dy terminalë kryesorë që orienton jo vetëm qytetarët e Tiranës, por edhe turistët. Po punohet për sistemet që janë për ngritjen e këtij database.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.