Rrëzohet avioni me nëntë persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Një avion me nëntë persona në bord u rrëzua në xhunglën e provincës lindore të Chachoengsao në Tajlandë. Sipas mediave të huaja, avioni

Gusht 23, 2024 - 09:05
 0
Rrëzohet avioni me nëntë persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

Një avion me nëntë persona në bord u rrëzua në xhunglën e provincës lindore të Chachoengsao në Tajlandë.

Sipas mediave të huaja, avioni u rrëzua teksa udhëtonte nga Bangkok në Trat, pranë kufirit me Kamboxhian.

Sipas guvernatorit Chonlatee Yangtrong, të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë ndërruar jetë. Pasagjerët ishin katër tajlandezë dhe pesë kinezë, përfshirë dy fëmijë të moshës 12 dhe 13 vjeç.

Policia lokale tha se ekipet e kërkimit po mblidhnin rrënojat, por që nga mbrëmja e së enjtes, asnjë shenjë e pasagjerëve të avionit nuk ishte gjetur. Megjithatë, pas rreth një ore kërkimi, shpëtimtarët zbuluan pjesë të copëtuara të trupit në terrenin moçal.

Përpjekjet e kërkimit janë penguar gjithashtu nga batica e lartë që ka përmbytur zonën pranë grykëderdhjes së lumit Bang Pakong.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.