Kurti falënderon shefin e CIA-s: Vlerat amerikane, shtyllat e qeverisjes në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns. Në një njoftim për mediat, zyra e Kryeministrisë dha më shumë informacione rreth kësaj vizite, të cilën e quajti “një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”. Në takim, sipas zyrës së Kryeministrisë, u theksua përkushtimi […]

Gusht 23, 2024 - 15:00
 0
Kurti falënderon shefin e CIA-s: Vlerat amerikane, shtyllat e qeverisjes në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Drejtorin e CIA-s, Ëilliam Burns. Në një njoftim për mediat, zyra e Kryeministrisë dha më shumë informacione rreth kësaj vizite, të cilën e quajti “një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”.

Në takim, sipas zyrës së Kryeministrisë, u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.

“Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kurti falënderon shefin e CIA-s për vizitën: Vlerat amerikane,

Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.