5 anëtarë të familjes Ndreca në Lezhë jetojnë në varfëri ekstreme, apelojnë për ndihmë

Kalvari i vuajtjeve për Gjyste Ndrecën nuk ka të sosur. 5 anëtare të familjes strehohen prej 30 vitesh ne këtë godine te sajuar si banese në Manati të Lezhës, pasi ndërtimi i saj nuk përfundoi asnjëherë për shkak te pamundësisë ekonomike. Pas vdekjes se 2 djemve ndërroi jetë edhe bashkëshorti një vit me parë duke […]

Mars 9, 2024 - 14:05
 0
5 anëtarë të familjes Ndreca në Lezhë jetojnë në varfëri ekstreme, apelojnë për ndihmë

Kalvari i vuajtjeve për Gjyste Ndrecën nuk ka të sosur. 5 anëtare të familjes strehohen prej 30 vitesh ne këtë godine te sajuar si banese në Manati të Lezhës, pasi ndërtimi i saj nuk përfundoi asnjëherë për shkak te pamundësisë ekonomike.

Pas vdekjes se 2 djemve ndërroi jetë edhe bashkëshorti një vit me parë duke shtuar barrën e vështirësive për nene Gjysten. Megjithatë zemra e nënës është e madhe.

Gjystja mban në banesën e saj të shkatërruar vajzën e divorcuar me tre fëmijët për të cilët i duhet të kujdeset çdo ditë. Ata jetojnë në këtë ngrehinë me mure te akullta pa dyer dhe një çati qe po rrënohet.

Ne banese mungon çdo gjë jetike, ndërsa shume e vështire është sigurimi i bukës së përditshme. Asistenca sociale është i vetmi burim i te ardhurave për anëtaret e familjes. E pafuqishme për te nxjerrë nipërit nga situata e vështire në të cilën po rriten nene Gjystja kërkon ndihme qe edhe ata te kenë një strehe te sigurt e te ngrohte.

Një çati mbi koke është e vetmja kërkese e nënë Gjystes e cila nuk gjen paqe pa iu siguruar nipërve të saj një jetë më të mirë./News24

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.