5 orë të bllokuar në kanionin e Gjipesë/ Policia shpëton dy turistët belg

Dy turistë belg që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë janë shpëtuar nga policia, pas 5 orësh kërkime.   Blutë njoftojnë

Tetor 26, 2023 - 09:40
 0
5 orë të bllokuar në kanionin e Gjipesë/ Policia shpëton dy turistët belg

Dy turistë belg që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Gjipesë janë shpëtuar nga policia, pas 5 orësh kërkime.

 

Blutë njoftojnë se turistët kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.

 

Pasi u bë lokalizimi i tyre, u bë e mundur edhe nxjerrja e turistëve nga kanioni në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikse, iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belg.

 

Lokalizohen dhe nxirren nga kanioni, pas 5 orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjëndje të mirë shëndetësore.

 

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni. 

 

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

 

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.