5 vendet e BE që s’njohin pavarësinë e Kosovës, Kurti: Greqia është afër vendimit

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një lajm shumë të mirë për mediat polake, ku ka thënë se Greqia është një ndër 5 vendet e BE që mund të jetë më pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në intervistë për “TVP World”, kreu i qeverisë theksoi se prej muajsh Kosova po punon fort në planin diplomatik […]

Shtator 8, 2023 - 15:40
 0
5 vendet e BE që s’njohin pavarësinë e Kosovës, Kurti: Greqia është afër vendimit

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë një lajm shumë të mirë për mediat polake, ku ka thënë se Greqia është një ndër 5 vendet e BE që mund të jetë më pranë njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Në intervistë për “TVP World”, kreu i qeverisë theksoi se prej muajsh Kosova po punon fort në planin diplomatik për t’i bindur pesë vendet e mbetura të BE-së që njohja e pavarësisë është një gjë e duhur dhe realitet i pakthyeshëm.

“Kemi punuar fort në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i Zyrës sonë në Athinë.” ka theksuar kryeministri Kurti.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.