5-vjetori i Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou-3” të Kinës

27 dhjetori shënon pesëvjetorin e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” (BDS) të Kinës, i cili ofron shërbim global që nga 27 dhjetori 2018, kur përfundoi krijimi i përbërësit kryesor të sistemit “BeiDou” të brezit të tretë, BDS-3. BDS-ja është njohur si sistem i standardit të kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) më 2023, […]

Dhjetor 27, 2023 - 14:34
 0
5-vjetori i Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou-3” të Kinës

27 dhjetori shënon pesëvjetorin e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou” (BDS) të Kinës, i cili ofron shërbim global që nga 27 dhjetori 2018, kur përfundoi krijimi i përbërësit kryesor të sistemit “BeiDou” të brezit të tretë, BDS-3.

BDS-ja është njohur si sistem i standardit të kërkuar nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) më 2023, duke u bërë një sistem navigimi i pranuar universalisht nga aviacioni civil global.

Me aftësitë e veta të shërbimit me saktësi të lartë dhe me mesazhe të shkurtra të verifikuara gjatë pesë vjetëve të fundit, BDS-ja po integrohet në një numër në rritje skenarësh aplikimi, që përfshijnë përcaktimin e vendndodhjes, navigimin, kërkim-shpëtimin ndërkombëtar, bujqësinë, meteorologjinë e menaxhimin e qytetit, duke krijuar përfitime të rëndësishme ekonomike e shoqërore.

Foto: Zbatimet e Sistemit të Navigimit Satelitor “BeiDou”. / BDS

Vlera e industrisë së shërbimeve të navigimit satelitor dhe të përcaktimit të vendndodhjes të Kinës i kaloi 400 miliardë juanët (rreth 56 miliardë dollarë) në vitin 2020 dhe 500 miliardët vjet, tha për Grupin Mediatik të Kinës në maj kryeprojektuesi i BDS-së dhe anëtar i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, Yang Changfeng.

Deri në korrik të këtij viti, BDS-ja u ka shërbyer më shumë se 200 vendeve dhe rajoneve. Kina ka zhvilluar bashkëpunim ndërkombëtar aktiv lidhur me këtë sistem, duke i zgjeruar përdorimet e tij anembanë botës e duke kontribuuar në ndërtimin e një bashkësie globale me të ardhme të përbashkët.

BDS-ja, që është ndërtuar dhe vihet në funksionim në mënyrë të pavarur nga Kina, tani është një nga katër sistemet globale të navigimit satelitor të njohura nga Kombet e Bashkuara, së bashku me Sistemin Global të Pozicionimit të ShBA-së (GPS), GLONASS të Rusisë dhe “Galileo” të Bashkimit Evropian.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.