Jep efekt zbatimi i reformës së pagave, mbi 770 mijë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore Sipas tij, për periudhën janar-korrik 2024 numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772 636. […]

Gusht 23, 2024 - 20:05
 0
Jep efekt zbatimi i reformës së pagave, mbi 770 mijë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale u shpreh se zbatimi i reformës së pagave, dha efekte të ndjeshme edhe në numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore

Sipas tij, për periudhën janar-korrik 2024 numri i kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore rezultoi në total 772 636.

Gjatë periudhës janar-korrik 2024 janë trajtuar me pagesa përfitimi 829 999 pensionistë të të gjitha kategorive që trajtohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me një rritje prej 2.4 %.

Referuar statistikave të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të administruara nga DPT u realizuan në masën 92 miliardë lekë, 9.6 miliardë lekë ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe realizim 101.1% të planit për 7-mujorin 2024.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.