Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, qëllohet drejt “Audi-t” të blinduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në bashkinë Vau i Dejës. Burime bëjnë me dije se është gjuajtur

Gusht 23, 2024 - 20:45
 0
Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, qëllohet drejt “Audi-t” të blinduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Bushatit në bashkinë Vau i Dejës.

Burime bëjnë me dije se është gjuajtur në drejtim të një automjeti, tip “Audi” i blinduar. Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.

“Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.