“Ça është kjo?!”/ I “zbrazi” armën pas dyshimeve për tradhtinë e gruas, kujt ia dërgoi videon e Lorenc Kostës të mbuluar në gjak Erjon Goxhara

Në hetimet që po zhvillohen për plagosjen e inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta, nga efektivi Erjon Goxhara, është zbuluar personi të cilit efektivi i policisë kufitare i ka dërguar videon e Kostës pas plagosjes te Komuna e Parisit. Sipas dosjes së siguruar nga BalkanWeb,Goxhara, ka dërguar videon e Kostës të mbuluar në gjak përmes aplikacionit […]

Gusht 23, 2024 - 21:10
 0
“Ça është kjo?!”/ I “zbrazi” armën pas dyshimeve për tradhtinë e gruas, kujt ia dërgoi videon e Lorenc Kostës të mbuluar në gjak Erjon Goxhara

Në hetimet që po zhvillohen për plagosjen e inxhinierit të ERE-s, Lorenc Kosta, nga efektivi Erjon Goxhara, është zbuluar personi të cilit efektivi i policisë kufitare i ka dërguar videon e Kostës pas plagosjes te Komuna e Parisit.

Sipas dosjes së siguruar nga BalkanWeb,Goxhara, ka dërguar videon e Kostës të mbuluar në gjak përmes aplikacionit WhatsApp te kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Marsel Seferi.

Nga dëshmia e këtij të fundit, është zbuluar se në orën 14:34, Goxhara ka dërguar një video në WhatsApp ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak.

Në orën 15:00, Seferi, i cili është efektiv i forcave operacionale ka dërguar një mesazh, duke shprehur konfuzion dhe duke kërkuar sqarime: “Ca është kjo se spo e kuptoj?”

Pjesë e hetimeve është shqyrtimi i telefonit të Marsel Seferit, ku videoja e dërguar nga Goxhara është ruajtur në një CD.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.