E zë poshtë traktori, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj premteje në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit. Viktima Klevis B. drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të […]

Gusht 23, 2024 - 22:00
 0
E zë poshtë traktori, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj premteje në Itali, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në një rrugë fshati që lidh Turin me Casamassima, në provincën e Barit.

Viktima Klevis B. drejtonte një traktor, kur në rrethana momentalisht të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të rrugës. Traktori u përmbys, duke e zënë të riun poshtë.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, 32-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në vendngjarjes.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari punonte për një kompani bujqësore në Rutigliano. Në momentin e ngjarjes ai po kthehej pas një dite pune në ara.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.