U kap me “shtëpi bari”, mbetet në burg i riu shqiptar

Një i ri shqiptar do të qëndrojë edhe një muaj në burg, pasi u kap në një ‘shtëpi bari” në Ostende. Disa oficerë

Gusht 24, 2024 - 11:20
 0
U kap me “shtëpi bari”, mbetet në burg i riu shqiptar

Një i ri shqiptar do të qëndrojë edhe një muaj në burg, pasi u kap në një ‘shtëpi bari” në Ostende.

Disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën.

Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi kur gjërat shkuan keq dhe mori flakë gjithë banesa.

Në dhomën tjetër, të shtëpisë ngjitur, kishte një plantacion kanabisi me 500 bimë. I riu 21-vjeçar me kombësi shqiptare u arrestua dhe ndodhet në burg prej një muaji.

Kështu do të vazhdojë edhe muajin e ardhshëm, pasi dhoma e këshillit të Bruges vendosi të premten në mëngjes t’ia zgjasë paraburgimin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.