Edhe tre akse të reja me koncesion, shpallen fituesit, do të negociohen kontratat

Edhe tre segmente të tjerë do të jepen me koncension, njëlloj si Thumanë-Kashar. Lajmin e bën të njohur ministria përgjegjëse për infrastrukturën që njofton se mbi një miliardë Euro janë parashikuar për ndërtimin e tre akseve të rëndësishme rrugore dhe se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera, pasi të jenë shpallur fituesit. […]

Gusht 25, 2024 - 13:25
 0
Edhe tre akse të reja me koncesion, shpallen fituesit, do të negociohen kontratat

Edhe tre segmente të tjerë do të jepen me koncension, njëlloj si Thumanë-Kashar. Lajmin e bën të njohur ministria përgjegjëse për infrastrukturën që njofton se mbi një miliardë Euro janë parashikuar për ndërtimin e tre akseve të rëndësishme rrugore dhe se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera, pasi të jenë shpallur fituesit.

“Segmenti Milot-Thumanë, është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot-Balldrenin, jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit, ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanin, jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj, është shpallur fituesi, jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimet dhe, për Lekaj-Fier, është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj”, u shpreh Enlekeda Muça, Zëvendësministër e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Burimet nga ministria e Infrastrukturës i thanë Televizionit Shqiptar se për të gjitha këto rrugë do të ketë një rrugë alternative. Formula e zgjedhur do të jetë ajo e Partneritet Publik Privat. Për akset e reja, ministria garanton se do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, pra do të jenë me koncesion.

“Do të jenë me pagesë, por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim”, thanë burimet zyrtare.

Për tre akset ku janë shpallur fituesit e koncesioneve, vlera e investimit është mbi një miliardë euro.

Aksi Milot-Balldren me gjatësi 13.5 km do të kushtojë 53.5 milionë euro dhe do të ndërtohet nga bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive i tre shoqërive.

Nga ana tjetër aksi Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra me kosto 570 milionë euro, do të ndërtohet nga gjashtë shoqëri ndërtim rrugësh.

Po ashtu edhe aksi Lekaj-Fier me gjatësi 46 km do të kushtojë 384 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i tetë bizneseve.

Në vitin 2024 janë programuar të investohen 135 miliardë lekë (1,3 miliardë euro), niveli më i lartë historik që nga viti 1990.

Nga viti 2020 deri më 2024, zëri i investimeve buxhetore ka arritur në 590 miliardë lekë, ose rreth 5,9 miliardë euro.

Nga viti 2014 në vitin 2024, qeveria ka injektuar në ekonomi mbi 1 triliard lekë, gati 10 miliardë euro, në formën e investimeve publike buxhetore, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.