Vllaznia do “kokën” e Tiranës, sonte klasikja e superiores, kuqeblutë të etur për fitoren e radhës

Klasikja Vllaznia- Tirana është ndeshja më e rëndësishme në program në javën e dytë të Superiores. Dueli që luhet sonte në orën 20:00

Gusht 25, 2024 - 14:50
 0
Vllaznia do “kokën” e Tiranës, sonte klasikja e superiores, kuqeblutë të etur për fitoren e radhës

Klasikja Vllaznia- Tirana është ndeshja më e rëndësishme në program në javën e dytë të Superiores. Dueli që luhet sonte në orën 20:00 ne Loro Borici vë përballë dy skuadra me rivalitet të madh ndër vite, por edhe me pretendime të mëdha në këtë sezon. Shkodranët e nisën bujshëm kampionatin duke mundur në kryeqytet Partizanin. Shorti i rezervon një tjetër rivalë kryeqytetas, por këtë herë përpara tifozëve të vet të zjarrtë, ku lojtarët dhe trajneri Bërdariç duan ti bëjnë si dhuratë fitoren.

“Askush më shumë se ekipi nuk dëshiron fitoren ndaj Tiranës, për vetë rivalitetin mes dy qyteteve dhe ne do të bëjmë të pamundurën për t’i dhënë një tjetër dhuratë tifozave. Po punoj fort për ekipin, po mundohemi të implementojmë lojtarë të ri, siç kemi bërë me Dodajn dhe Alivodën. Ne fituam ndaj Partizanit, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të rrimë me këmbë në tokë. Tirana është një ekip i fortë dhe vjen për të marrë pikë, por ne duhet t’i kryejmë detyrat tona dhe të fitojmë”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Sa i takon formacionit, tek kuqeblutë kthehen Melos Bajrami dhe Ardit Krymi ndonëse ky i fundit nuk është në formën më të mirë fizike. Mungesat e konfirmuara janë ato të Grudës dhe Kahrimanoviç, ndaj formacioni që mundi Partizanin pritet të jetë i njëjtë edhe sonte./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.