Ambasadori gjerman: Situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjen së Urës mbi lumin Ibër

Çështja e Urës së Ibrit për hapjen ose jo të saj vijon që të jetë një temë diskutimi jo vetëm në Kosovë, Serbi por edhe në arenën ndërkombëtare. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur sërish qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër. Në një intervistë për mediat e Kosovës, […]

Gusht 25, 2024 - 18:10
 0
Ambasadori gjerman: Situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjen së Urës mbi lumin Ibër

Çështja e Urës së Ibrit për hapjen ose jo të saj vijon që të jetë një temë diskutimi jo vetëm në Kosovë, Serbi por edhe në arenën ndërkombëtare.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur sërish qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër.

Në një intervistë për mediat e Kosovës, Rohde shprehet se situata aktuale e sigurisë në rajon nuk është në favor të hapjes së Urës, edhe pse ndonëse për të ka një vendim për t’u hapur.

Sipas tij, nëse kjo Urë do të hapet, atëherë do të rritet edhe më shumë mundësia për një përshkallëzim të situatës, gjë që mund të rrezikojë jetën e ushtarëve, por edhe të civilëve që banojnë në këto zona.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës, natyrisht, ne kemi të njëjtat qëllime si ato të qeverisë, që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen.

Dhe, ka edhe një vendim nga këto marrëveshje që duhet zbatuar, është marrëveshja e arritur për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Por, koha nuk është tani, e dini, ka rrezik për tensione atje”, tha ambasadori Rode.

Ambasadori gjerman, shtoi se duhen konsultime mes qeverisë së Kosovës dhe Perëndimit dhe se ura e Ibrit mund të hapet vetëm atëherë kur vlerësohet se ka siguri për të ndodhur kjo gjë.

“Tani duhet të ketë një proces, duhet të ketë konsultime, por për momentin nuk bëhet fjalë për hapje. Këtë ia kemi komunikuar qeverisë.

Për mua është e qartë se ura duhet të hapet por kemi nevojë për dialog mes qeverisë me Perëndimin, vlerësimi i situatës së sigurisë aktualisht e bënë të qartë se nuk është momenti për të hapur urën.

Për sa kohë mendojmë se nuk është momenti i duhur për t’u hapur ura, duhet të qëndrojmë në situatën aktuale”, theksoi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.