FORMULA 1/Norris fiton Çmimin e Madh të Holandës, rihapet gara për titullin kampion

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Holandës, me pilotin britanik që fiton kështu garën e dytë të në karrierë. Ai la pas kampionin në fuqi, Max Verstappen, duke u shkëputur mbi 15 sekonda dhe duke rihapur kështu garën për titullin kampion. Podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa shoku […]

Gusht 25, 2024 - 18:30
 0
FORMULA 1/Norris fiton Çmimin e Madh të Holandës, rihapet gara për titullin kampion

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Holandës, me pilotin britanik që fiton kështu garën e dytë të në karrierë.

Ai la pas kampionin në fuqi, Max Verstappen, duke u shkëputur mbi 15 sekonda dhe duke rihapur kështu garën për titullin kampion.

Podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz e mbylli në vendin e pestë, pas Oscar Piastrit. Sa i përket Lewis Hamilton, britaniku i Mercedes nuk shkoi më shumë se vendi i tetë.

Kështu diferenca për titullin kampion mes Verstappen dhe Norris shkon në 71 pikë, teksa kanë ngelur dhe 9 gara nga fundi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.