Tentoi të kalonte kufirin maqedonas me mjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase. Ai ka tentuar të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur. Sipas mediave maqedonase, makina ishte e vjedhur në norvegji dhe kishte targa shqiptare. “Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë […]

Gusht 25, 2024 - 20:10
 0
Tentoi të kalonte kufirin maqedonas me mjetin e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet maqedonase.

Ai ka tentuar të kalojë kufirin në “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, i cili ka rezultuar se ishte i vjedhur.

Sipas mediave maqedonase, makina ishte e vjedhur në norvegji dhe kishte targa shqiptare.

“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.