Ylli Manjani kapet me mediat, nxjerr videon tjetër: Bëhet qejf me muzikë greke, Opa!

Sot janë publikuar në disa media, video dhe foto të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në koncertin e një këngëtari grek në Palasë. Pas këtyre lajmeve ka reaguar Manjani, i cili me ironi ka thënë se po ndan një video për “shokët e frontit demokratik të lagjes”. Reagimi i Manjanit: Disa media dhe portale kanë […]

Gusht 25, 2024 - 21:05
 0
Ylli Manjani kapet me mediat, nxjerr videon tjetër: Bëhet qejf me muzikë greke, Opa!

Sot janë publikuar në disa media, video dhe foto të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në koncertin e një këngëtari grek në Palasë.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar Manjani, i cili me ironi ka thënë se po ndan një video për “shokët e frontit demokratik të lagjes”.

Reagimi i Manjanit:

Disa media dhe portale kanë bërë lajm sot me mua, që isha për kokërr të qejfit në koncertin e Argjiros në Palasë.

Gallatë e paparë me thënë të drejtën kur qejfi të bëhet lajm. ????????????

Po ndaj një video më të mirë këtu edhe për shokët e shoqet që komentojnë si në mbledhjet e frontit demokratik të partisë së punës.

Ej, nuk na plas fare kur bëjmë qejf. Apo ç’qejf që bëhet me muzikë greke ore.

Opa!

Dhe nuk ishim në majë tavolinave po në karrike. Se në tavolinë hamë ore.

Hajde gëzuar e fundverë të mbarë!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.