Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar
Gjatë korrikut, në Shqipëri erdhën më shumë turistë të huaj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shifrat e INSTAT tregojnë për një rritje me 2.7% të hyrjeve në vend, ndërsa qëllimi kryesor pse të huajt vijnë në Shqipëri është për pushime. Ndërsa shqiptarët kthehen për të vizituar të afërmit. Po ashtu, në […]
Gjatë korrikut, në Shqipëri erdhën më shumë turistë të huaj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Shifrat e INSTAT tregojnë për një rritje me 2.7% të hyrjeve në vend, ndërsa qëllimi kryesor pse të huajt vijnë në Shqipëri është për pushime.
Ndërsa shqiptarët kthehen për të vizituar të afërmit.
Po ashtu, në muajin që lamë pas, një rritje të ndjeshme me 60% kanë pësuar hyrjet e të huajve për qëllime biznesi.
Nga ana tjetër, INSTAT raporton se në korrik pati më shumë dalje nga vendi, tregues që është rritur me 10.2%, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.
/a.r
What's Your Reaction?