Tërmeti 5.3 ballë “shkund” Portugalinë, ndihet në Spanjë dhe Marok

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Portugalinë. Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale (06:11 me orën shqiptare) dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines (në jug të […]

Gusht 26, 2024 - 12:50
 0
Tërmeti 5.3 ballë “shkund” Portugalinë, ndihet në Spanjë dhe Marok

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm Portugalinë. Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale (06:11 me orën shqiptare) dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines (në jug të vendit).

Shërbimi sizmologjik amerikan USGS njoftoi se në këtë zonë regjistroi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë në thellësinë 17.5 kilometra.

Instituti Kombëtar Gjeografik Spanjoll  raportoi nga ana e tij se dridhja sizmike u ndje edhe në Spanjë, veçanërisht në Huelva, por dhe në Marok.

“Deri më tani, ne nuk ka jetë të humbura ose dëme materiale”, tha komandanti kombëtar i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Portugalisë, Andre Fernandez, në një konferencë për shtyp.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.