Tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter “shkund” Portugalinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter goditi Portugalinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS)

Gusht 26, 2024 - 13:55
 0
Tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter “shkund” Portugalinë

Një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter goditi Portugalinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti u ndje më shumë në zonat e Sines, Lisbonës dhe Setúbalit. Gjithashtu pati raportime në mediat sociale se tërmeti u ndje deri në Porto, madje edhe në Spanjë dhe Marok.

Tërmeti u regjistrua në orën 5:11 të mëngjesit me orën lokale, me epiqendër 58 kilometra në perëndim të Sines.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mëngjes, qeveria portugeze tha se ishte “në koordinim të ngushtë me të gjitha shërbimet përkatëse” pas tërmetit.

Ai siguroi se nuk kishte të dhëna për dëme personale apo materiale dhe i bëri thirrje popullatës që të qëndrojë e qetë dhe të ndjekë rekomandimet e Autoritetit Kombëtar të Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.