Ben Affleck në lidhje me vajzën e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy

Ben Affleck thuhet se është shoqëruar me një grua tjetër gjatë kohës kur përflitej për divorcin e tij me Jennifer Lopez. Fituesi i Oskarit, u pa së fundmi me Kick Kennedy, vajzën e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy dhe gruas së tij të parë, Emily Black në hotelin Beverly Hills. Pavarësisht se të dy janë parë së bashku, […]

Gusht 26, 2024 - 14:25
 0
Ben Affleck në lidhje me vajzën e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy

Ben Affleck thuhet se është shoqëruar me një grua tjetër gjatë kohës kur përflitej për divorcin e tij me Jennifer Lopez. Fituesi i Oskarit, u pa së fundmi me Kick Kennedy, vajzën e ish-kandidatit presidencial Robert F. Kennedy dhe gruas së tij të parë, Emily Black në hotelin Beverly Hills. Pavarësisht se të dy janë parë së bashku, aktualisht nuk dihet natyra e marrëdhënies së Ben dhe Kick.

Kick, e lindur me emrin Kathleen Alexandra, është një aktore që ka luajtur pjesë të vogla në disa shfaqje televizive dhe filma, duke përfshirë Curb Your Enthusiasm, me njerkën e saj Cheryl Hines. Roli i saj më i fundit ishte si një “turiste dembele” në filmin “Frika dhe urrejtja” e vitit 2021. Kathleen është e diplomuar në Universitetin Stanford në Kaliforni, ku ka studiuar histori dhe teatër. Ajo mori emrin e tezes së saj, Kathleen Kennedy, që tronditi familjen e saj të devotshme katolike irlandeze duke u martuar me një protestant.

Lajmet për Affleck dhe Kick vijnë vetëm disa ditë pasi Jennifer Lopez zyrtarisht paraqiti kërkesën për divorc në përvjetorin e tyre të dytë të martesës. Këngëtarja paraqiti dokumentet pa një avokat, dy vjet pasi dyshja u martuan në korrik të vitit 2022.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.