Beniada Nishani i futet botës së muzikës! Modelja publikon këngën e parë

Modelja e njohur Beniada Nishani, pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania 1 dhe moderimit, tashmë i është futur botës së muzikës. Ish-banorja e BBV ka publikuar këngën e saj të parë, një bashkëpunim me këngëtaren Arinda Gjoni. Beniada kishte paralajmëruar më herët këtë hap të ri të saj, ku tregoi se do vijë në […]

Gusht 26, 2024 - 14:55
 0
Beniada Nishani i futet botës së muzikës! Modelja publikon këngën e parë

Modelja e njohur Beniada Nishani, pas eksperiencës në Big Brother Vip Albania 1 dhe moderimit, tashmë i është futur botës së muzikës.

Ish-banorja e BBV ka publikuar këngën e saj të parë, një bashkëpunim me këngëtaren Arinda Gjoni.

Beniada kishte paralajmëruar më herët këtë hap të ri të saj, ku tregoi se do vijë në bashkëpunim dhe se do jetë një këngë që flet për dashurinë.

Asokohe, modelja theksoi se ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, por thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, tha Beniada.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.