Kaos në aeroportin e Malpensas, anulohen fluturimet, avionët nuk lejohen të ulen! Çfarë ndodhi në pak minuta

Situatë kaotike është shkaktuar sot në aeroportin e Malpensa, duke bërë të pamundur uljen e avionëve. Si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve masive është detyruar që të anulohen të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport. Mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka filloi rreth orës 10.30 dhe përfundoi rreth orës 12:00. Gjithsej […]

Gusht 26, 2024 - 16:45
 0
Kaos në aeroportin e Malpensas, anulohen fluturimet, avionët nuk lejohen të ulen! Çfarë ndodhi në pak minuta

Situatë kaotike është shkaktuar sot në aeroportin e Malpensa, duke bërë të pamundur uljen e avionëve.

Si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve masive është detyruar që të anulohen të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport.

Mediat italiane bëjnë me dije se gjithçka filloi rreth orës 10.30 dhe përfundoi rreth orës 12:00. Gjithsej u anuluan 27 fluturime, disa mbetën në pritje mbi qiellin e Piemonte, Lombardisë dhe Emilia Romagna, të tjera u devijuan në aeroportet e Linate, Bergamo, Torino dhe Venecia. Për shkak të stuhisë së fuqishme, uji u fut edhe brenda Terminalit 1 të aeroportit. Jo vetëm kaq, për shkak të reshjeve intensive, rruga shtetërore 336 u mbyll për tranzit drejt Malpensës për shkak të përmbytjeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.