VIDEO/ Mot i keq në të gjithë vendin, stuhi shiu dhe breshër! Era e fortë rrëzon pemët në Korçë dhe Elbasan

Reshjet e pasdites së sotme janë shoqëruar me era të forta duke rrëzuar pemë të larta në fshatrat Sheqeras e Orman në bashkinë

Gusht 26, 2024 - 20:45
 0
VIDEO/ Mot i keq në të gjithë vendin, stuhi shiu dhe breshër! Era e fortë rrëzon pemët në Korçë dhe Elbasan

Reshjet e pasdites së sotme janë shoqëruar me era të forta duke rrëzuar pemë të larta në fshatrat Sheqeras e Orman në bashkinë e Maliqit

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larfimin e pemëve nga rruga që për disa minuta kanë penguar edhe qarkullimin normal të mjeteve

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe shkëputje për disa minuta të energjisë elektrike në fshatra të fushës së Maliqit kryesisht

Pas stuhisë, gjithçka është normalizuar përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë që e njëta situatë ëhstë paraqitur edhe në Tiranë, Durrës, Bulqizë dhe Elbasan.

Për shkak të erës së fortë edhe në qytetin e Elbasanit janë rrëzuar pemë në rrugë. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.