Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Mero Baze Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ka votuar 5 me 0 kundër ankesës së opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht, ankesë e cila kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve. Siç dihet KAS, është një institucion konsesual, me anëtarë të propozuar nga pozita dhe opozita dhe shumë rrallë ka vendime kaq […]

Gusht 26, 2024 - 21:50
 0
Tavo mundi Gjikurin, KAS mundi Berishën

Mero Baze

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, ka votuar 5 me 0 kundër ankesës së opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Himarë më 4 gusht, ankesë e cila kërkonte pavlefshmëri të zgjedhjeve.

Siç dihet KAS, është një institucion konsesual, me anëtarë të propozuar nga pozita dhe opozita dhe shumë rrallë ka vendime kaq unanime.
Është e vërtet se kërkesa e opozitës ishte e pambështetur në fakte dhe prova ligjore, por kjo nuk është hera e parë. Ka pas dhjetëra raste të tjerash ankesash të pambështetura, që vendimet e KAS janë ndarë sipas përkatësisë politike.
Ky është nga të paktat raste kur vendimi ka qenë kaq unanim.

Çfarë i ka ndodhur Berishës me së paku dy anëtarët e propozuar prej PD?

Rasti më normal do të ishte mendonim, se ata janë sjellë si profesionist dhe kanë votuar si të tillë. Por dhe nëse kanë vepruar kështu, kjo nuk është arsye për Berishën. Ai thjeshtë i shpall ata tradhtarë, siç ka bërë me këdo që i ka dalë nga reshti.

Ajo që është dhe më keq se kaq për Berishën, është se atij po i bie autoriteti tek njerëzit që i ka përdorur politikisht nëpër institucionet bipartizane.

Ata thjeshtë nuk dëgjojnë më broçkullat e tij, por veprojnë sipas bindjes profesionale.

Kjo për Berishën është shumë herë më keq, se sa të pranojë që ja kanë blerë apo ata janë shitur. Nëse në horizont shfaqen njerëz që e injorojnë autoritetin e tij dhe sillen si të pavarur në detyrën që kanë, për të është kulmi i armiqësisë.

Kështu si kaloi procesi i ankimimit të tij në KQZ për Himarën, për të është një humbje më e madhe se vet zgjedhjet. Se në fund të fundit zgjedhjet i humbi PBDNJ, dhe Agimi i Artë, por autoritetin si lider i opozitës në KQZ e ka humbur Berisha.

Ndaj ai po hesht dhe nuk po reagon, pikërisht se nuk do të kuptohet që nuk e dëgjon më njeri. As nga njerëzit e vet. Aq më tepër është në makth, nëse e kap paranoja që në Greqi do mendojnë se i ka shitur dhe ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.