Humbin jetën në të njëjtën ditë motra dhe mamaja e këngëtares Mariah Carey

Nëna e këngëtares së njohur Maria Keri (Mariah Carey), Patricia dhe motra Alison, kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë. Lajmin e njoftoi vetë këngëtarja e cila u shpreh zemërthyer për ngjarjen tragjike, ndërsa nuk dha detaje mbi shkaqet e vdekjes së tyre. “Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. […]

Gusht 27, 2024 - 08:40
 0
Humbin jetën në të njëjtën ditë motra dhe mamaja e këngëtares Mariah Carey

Nëna e këngëtares së njohur Maria Keri (Mariah Carey), Patricia dhe motra Alison, kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë.

Lajmin e njoftoi vetë këngëtarja e cila u shpreh zemërthyer për ngjarjen tragjike, ndërsa nuk dha detaje mbi shkaqet e vdekjes së tyre.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë”, tha ajo.

Këngëtarja fituese e Grammy tha se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para vdekjes së saj dhe kërkoi privatësi.

Marrëdhënie e këngëtares me mamanë dhe motrën e saj ka qenë e ndërlikuar.

Në kujtimet e Carey-t 2020, The Meaning of Mariah Carey, këngëtarja pesë herë fituese e çmimit Grammy detajoi marrëdhënien e saj të ndërlikuar me nënën e saj, duke thënë se ajo i kishte shkaktuar asaj “shumë dhimbje dhe konfuzion”.

Marrëdhënia e Kerit me motrën e saj më të madhe Alison, ishte gjithashtu komplekse.

Në kujtimet e saj, ajo shkroi se ishte larguar nga ajo dhe vëllai i saj Morgan, duke thënë se ishte “emocionalisht dhe fizikisht më e sigurt për mua të mos kisha asnjë kontakt”.

Alison e paditi Kerin për 1.2 milion dollarë (909,780 £) pas publikimit të kujtimeve për “shqetësim të madh emocional”, duke e quajtur atë “hakmarrëse”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.