“Flasin çdo ditë”/ Pajtimi mes Morata e Campello mund të mos jetë larg

Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos. Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt. Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit. “Gjithçka është më e qetë, ata flasin […]

Gusht 27, 2024 - 10:45
 0
“Flasin çdo ditë”/ Pajtimi mes Morata e Campello mund të mos jetë larg

Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Alice Campellos.

Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt.

Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.

“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.

Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.

Alice megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”.

Distanca – ajo në Spanjë, ai në Milano – mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”.

Mesa duket njoftimi i futbollistit për ndarjen ka qenë i “ngutshëm”.

Disa thonë se ka një person të tretë në këtë mes, por që u mohua nga të dy palët.

Përveç tradhtive të supozuara, ditët e fundit temë diskutimi ka qenë edhe prania e Moratas në Raya, aplikacioni ekskluziv i takimeve që përdoret gjerësisht nga të famshmit.

Tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.