Turizëm dhe grushta, nuk shkon

Nga ARTUR AJAZI Mjafton të shohësh pamjet e tmerrshme, të sherrit në një prej resorteve luksoze në Palasë mbrëmbjen e kaluar, për të menduar dhe besuar seriozisht se, turizmi në Shqipëri është shumë larg standardeve europiane. Nuk shkojnë bashkë dhuna dhe turizmi, resorti dhe sherri në salla luksi, nuk shkojnë bashkë, një familje e rregullt […]

Gusht 27, 2024 - 12:00
 0
Turizëm dhe grushta, nuk shkon

Nga ARTUR AJAZI

Mjafton të shohësh pamjet e tmerrshme, të sherrit në një prej resorteve luksoze në Palasë mbrëmbjen e kaluar, për të menduar dhe besuar seriozisht se, turizmi në Shqipëri është shumë larg standardeve europiane. Nuk shkojnë bashkë dhuna dhe turizmi, resorti dhe sherri në salla luksi, nuk shkojnë bashkë, një familje e rregullt që shkon të shlodhet dhe bëjë pushime në Jug, me sherret mesjetare mes grupeve sikur të ishin mes pyllit. Një turp i madh, dhe goditje e rëndë imazhit të turizmit tek ne.

Goxha djem dhe goxha burra, zihen me shishe dhe karrige kokës mes njeri-tjetrit, duke shpërfaqur sjellje mesjetare, rrugaçeske, dhe aspak të denja, për një vend ku ftohen njerëzit të “bëjnë pushimet, shijojnë plazhin dhe gatimet speciale”. Si mund të mendosh të shkosh në resortet e Jugut (apo kudo tjetër që ka ndodhur kjo skenë) pas pamjeve rrënqethëse që shikon se si zihen njerëzit si demat, se si i sulen njeri-tjetrit pa mëshirë, kur salla ka gra, fëmijë, burra në moshë, vendas dhe të huaj, që kanë vajtur dhe kanë paguar atje për tu qetësuar, argëtuar, dhe shijuar plazhet e bukura.

Në çdo resort, hotel, motel, apo zonë ku bëhet plazh në botë, ka njësi të autorizuara që merren me rregullin, që merren me personat problematikë, por ama pa shqetësuar aspak pushuesit, apo shumicën e atyre që drekojnë apo darkojnë në salla të mbyllura dhe të hapura. Një makabritet njerëzor, tek sheh se si godasin njeri-tjetrin me shishe, karrige, dhe lloj-lloj sendesh rastësore, dhe kjo ndodh kur salla e resortit ishte mbushur plot me pushues. Jemi shumë, po shumë larg turizmit elitar, ashtu siç jemi shumë larg edhe turizmit masiv për nga standardet. Kaq ka mjaftuar që pushuesit vendas, dhe patjeter edhe ata të huaj, të marrin “arratinë”, ta braktisin resortin, Jugun, jo vetëm për çmimet e larta, por më së shumti për dridhërimat që u ka shkaktuar sherri masiv, që shumë mirë mund të ishte shmangur me pak delikatesë. Shqiptarëve u mungon akoma durimi, edukata, mirësjellja, kultura, pasi janë emocionalë, të palexuar, të pashkolluar, të paparë (edhe pse kanë dalë jashtë) dhe të pamësuar me rregullat strikte që ka sot turizmi në botë.

Gjithçka zgjidhet me urtësi, marrëveshje, dhe jashtë ambienteve ku ndodhen pushuesit, duke zbatuar rregullat e vendosura dhe miratuara nga subjekti privat turistik. Jam i bindur se, video e resortit në Palasë, është parë nga shumica e shqiptarëve dhe të huajve, dhe do të duhet kohë e gjatë ti bindësh njerëzit, për të kundërtën e asaj që ndodhi atje. “Klienti është i pari”.

Kjo thënie të shoqëron kudo ku shkon në Europë, por duket se në Shqipëri, tek pronarët e bizneseve, është larg pranimit të këtij nocioni , dhe nuk ka gjasa të ndryshojë asgjë në mentalitetin “grushtues” të shqiptarëve.Kjo është Shqipëria Turistike ? Ndoshta jo. Por mjafton një, dy, tre, apo katër raste të veçuara, për të larguar pushuesit vendas dhe turistët e huaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.