Një serb në krye të Partizanit, Veselinoviç prezantohet tek “të kuqtë”, zëvendëson Orges Shehin
Partizani ka më në fund një trajner të ri. U deshën disa javë pas shkarkimit të Orges Shehit, që klubi i kuq të
Partizani ka më në fund një trajner të ri. U deshën disa javë pas shkarkimit të Orges Shehit, që klubi i kuq të prezantonte drejtuesit e ri të stolit.
Aleksandar Veselinoviç u prezantua nga drejtori Arber Abilaliaj përpara mediave, ndërsa mungonin presidenti Gaz Demi dhe drejtori i përgjithshëm Olsi Rama.
Serbi Veselinoviç në karrierën e tij ka punuar me shumë klube, përfshirë Vojvodinën në kampionatin vendas si dhe kombëtaret e moshave. Ndërsa vitet e fundit karriera e tij ka vijuar në vendet arabike ku ka trajnuar disa ekipe deri në vitin 2023.
Ndeshjen e parë në krye të Partizanit ai do ta ketë në fundjavë kundër Teutës në Niko Dovana.
Në dy javët e para të superiores, të kuqtë janë mundur nga Vllaznia dhe fituan ndaj Skënderbeut./vizionplus.tv
What's Your Reaction?