Mungesa e reshjeve, prodhimi i energjisë ra me gati 19%

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë ulur prodhimin e energjisë elektrike në vend. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të këtij viti u ul me 18.9 %, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023. Raporti i publikuar nga […]

Gusht 27, 2024 - 16:55
 0
Mungesa e reshjeve, prodhimi i energjisë ra me gati 19%

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë ulur prodhimin e energjisë elektrike në vend.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të këtij viti u ul me 18.9 %, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Raporti i publikuar nga INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, tregon se ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 44.6 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 48.6 % dhe nga të tjerë prodhues (fotovoltaik) në masën 6.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2024, arriti vlerën 623 GWh nga 355 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75.2 %.

Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4 %.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.