Vatrat e zjarrit në Greqi janë rritur me 50 për qind këtë vit

Ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë, Vasilis Kikilias, deklaroi se numri i zjarreve në mbarë vendin në vitin 2024 është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Duke folur në një program radiofonik, Kikilias​​​​​​​ informoi rreth zjarreve që u regjistruan në vend. Ai tha se numri i zjarreve në […]

Gusht 27, 2024 - 17:10
 0
Vatrat e zjarrit në Greqi janë rritur me 50 për qind këtë vit

Ministri për Krizat Klimatike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë, Vasilis Kikilias, deklaroi se numri i zjarreve në mbarë vendin në vitin 2024 është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Duke folur në një program radiofonik, Kikilias​​​​​​​ informoi rreth zjarreve që u regjistruan në vend.

Ai tha se numri i zjarreve në mbarë vendin në vitin 2024 është rritur me 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke shtuar se ekipet zjarrfikëse kanë luftuar ndaj 4 mijë zjarreve që nga fillimi i vitit.

Duke pohuar se rritja në numrin e zjarreve është drejtpërdrejt i lidhur me ndryshimet klimatike, ministri grek theksoi se janë bërë reforma të rëndësishme për të luftuar zjarret më shpejt dhe me efektivitet.

Në zjarrin që shpërtheu në Varnavas, afër Athinës, më 11 gusht që u konsiderua si fatkeqësia më e madhe e vitit, një person humbi jetën ndërsa 146 shtëpi u bënë të papërdorshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.