Çfarë do të ndodhë me euron? Agjentët: Nuk pritet forcim, rivlerësimi i pronave munda ta zhvlerësojë

Gushti po mbaron, emigrantët e turistët po rrallohen, por tregu i këmbimit valutor vijon të jetë i ndikuar nga efektet sezonale. Euro ka arritur në nivelin më të ulët historik, duke u zhvlerësuar me rreth 9.5 pikë në raport me 27 gushtine një viti më parë. Edhe më e fortë rezulton rënia krahasuar me vitet […]

Gusht 27, 2024 - 17:20
 0
Çfarë do të ndodhë me euron? Agjentët: Nuk pritet forcim, rivlerësimi i pronave munda ta zhvlerësojë

Gushti po mbaron, emigrantët e turistët po rrallohen, por tregu i këmbimit valutor vijon të jetë i ndikuar nga efektet sezonale. Euro ka arritur në nivelin më të ulët historik, duke u zhvlerësuar me rreth 9.5 pikë në raport me 27 gushtine një viti më parë. Edhe më e fortë rezulton rënia krahasuar me vitet 2018, 2019 apo 2020.

“Pas mesit të gusht e më tepër tani që jemi drejt fundit ka një farë rënie të flukseve të ofertës në euros, por koha e ngrohtë e ka zgjatur sezonin që mund të shkojë deri në tetor”, thotë për A2 CNN Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.

Nga çdo dy vite, në vetëm dy stinë. Frekuenca e ciklit të ndryshimeve në tregun valutor, e përsëritur gati në mënyrë të rregullt në dy dekada është prishur. Normaliteti i ri në tregun e këmbimit, po zgjat pak. Po çfarë parashikohett për në vijim? “Nuk presim ndryshime shumë të mëdha. Euro mund të ketë një rritje fare të pa-konsiderueshme në vijim”, thotë Vakaj për A2 CNN.

Çfarë do të ndodhë me euron? Agjentët: Nuk pritet

Parashikimet që euro mos “ngrejë kokë” edhe në vijim bëhen edhe më të besueshme me procesin e rivlerësimit të pronave që pritet të marrë dritën jeshile me ri-nisjen e jetës parlamenatre. “Procesi i rivlerësimit do të zgjojë transaksionet, veçanërisht në euro duke rritur qarkullimin e valutës e duke ndikuar potencialisht në zhvlerësimin e saj”, thotë Vakaj për A2 CNN.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit, në gati 600 pikat e këmbimit valutor dhe bankat e nivelit të dytë u këmbyen gati 8 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shënuar ndonjëherë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.