Mirënjohja e munguar për gjeneral Tellinin

Nga Roland Qafoku Më 27 gusht të vitit 1923, në afërsi të Kakavijës, u vra nga nja bandë greke, Enrico Telini, gjenerali italian i caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve si kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për të përcaktuar kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bashkë me ushtarakun italian mbetën të vrarë edhe tre oficerë, përkthyesi dhe […]

Gusht 27, 2024 - 17:50
 0
Mirënjohja e munguar për gjeneral Tellinin

Nga Roland Qafoku

Më 27 gusht të vitit 1923, në afërsi të Kakavijës, u vra nga nja bandë greke, Enrico Telini, gjenerali italian i caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve si kryetar i Komisionit Ndërkombëtar për të përcaktuar kufijtë jugorë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bashkë me ushtarakun italian mbetën të vrarë edhe tre oficerë, përkthyesi dhe shoferi shqiptar.

Kjo cilësohet një nga vrasjet më të rënda e ndodhur në historinë e shtetit shqiptar dhe një ngjarjet më të rënda të ndodhura nga pala greke ndaj vendit tonë. Ishte pusia e një bande të pabesë, nga njerëz të armatosur dhe të mirëorganizuar që ishin pjesë e organizmave greke si kundërpërgjigje me qëllimin për të hequr qafe një gjeneral që po tregohej i drejtë me përcaktimin e kufijve mes dy shteteve dhe noshta nëse ai nuk do vritej Janina do ishte pjesë e territorit shqiptar.

Ngjarja u shoqërua nga një sërë reagimesh nga Italia e cila nën urdhrin e Benito Musolinit pushtoi ishullin e Korfuzit dhe pas ndërhyrjes së Lidhjes së Kombeve gjithçka u zgjidh me zbatimin e 7 kushteve mes tyre edhe pagesa prej 50 milionë franga si dëmshpërblim. Një shtatore e skulptorit Odhise Paskalit, e vendosur përpara godinës së Akademisë së Shkencave në Tiranë të gjeneral Telinit qendroi deri në vitet e para të komunizmit. Por ajo shtatore u shkatërrua dhe iu hoq emri i rrugës aty pranë dhe që nga ajo kohë emri i gjeneral Telinit përmendet vetëm rrallw ose nuk përmendet fare.

Kur në një kryeqytet që ka lloj-lloj emra të çuditshëm rrugësh, nga ata që e meritojnë apo jo, në anonimë, vrasës, injorantë e dallkaukë, nderimi që duhet ti bëjmë Enrico Telinit me një shtatore është një nderim që më shumë i bëjmë vetes. Historianë që ngrohin karriget e zyrave shkencore as që marrin mundimin të shprehin mirënjohje e të nxjerrin në pah atë që bëri Telini për ne dhe për të cilën ra dëshmor.

Gjithsesi, edhe pse koha kalon dhe jemi 93 vjet më pas, asnjëherë nuk është vonë. Është pak të themi faleminderit gjeneral Telini! Si fillim mirënjohjen po ta shprehim, me fjalë. (Publikimi i pare me 27 gusht 2016) Kujdes hajdutet e shkrimeve!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.