Burrnesha e vetme e Shkodrës tregon recetën e çajit nga koha e Ilirisë që të jep fuqi (VIDEO)

Bar zemre, është ilaçi magjik që gjendet vetëm në lartësinë e Bjeshkëve të Nemuna. Në ciklin e emisioneve “Shqipëria prodhon”, gazetarja Rudina Xhunga na tregoi për këtë bimë të mrekullueshme bashkë me Dunin, burrneshën e fundit të Lëpushës. Duni: Kjo bimë mjekësore quhet sanza, në libra. Por quhet Gentiana, për shkak të mbretit Gent. Ushtarët […]

Gusht 27, 2024 - 19:40
 0
Burrnesha e vetme e Shkodrës tregon recetën e çajit nga koha e Ilirisë që të jep fuqi (VIDEO)

Bar zemre, është ilaçi magjik që gjendet vetëm në lartësinë e Bjeshkëve të Nemuna. Në ciklin e emisioneve “Shqipëria prodhon”, gazetarja Rudina Xhunga na tregoi për këtë bimë të mrekullueshme bashkë me Dunin, burrneshën e fundit të Lëpushës.

Duni: Kjo bimë mjekësore quhet sanza, në libra. Por quhet Gentiana, për shkak të mbretit Gent. Ushtarët mbretit Gent e pinin në formën e çajit, për t’u bërë më të fortë. Ne i themi edhe bar zemre. Pihet si çaj, por edhe me raki.

E marr rrënjën, e laj dhe e pres në disa copa. E ziej për 20/30 minuta dhe e pi. Unë konsumoj 3 gota në ditë. Mund ta konsumosh me mjaltë, me një lugë sheqer, ose shqeto. Mund ta përziesh edhe me çaj mali ose çajra të tjerë. Kjo bimë nuk gjendet askund tjetër veçse në Kelmend, në një zonë në kufi me Dukagjinin. Mbillet nga dy burra të fshatit dhe unë e grumbulloj për ta shitur. Është e shtrenjtë, një kg shitet me 30/35 mijë lekë. Përdoret edhe në farmaci. Është ilaç për gjithë trupin. Për stomakun, rruazat e bardha, të kuqe, për bajamet, infeksionet në trup, temperaturë.

Rudina Xhunga: Një bimë magjike. Unë kisha kuriozitet pse quhet bar i zemrës. Dhe më thanë që ka lidhje me kolesterolin. Të pastron nga kolesteroli dhe nuk ke më sëmundje zemre pasi ke pirë këtë.

Kjo nuk do të thotë që të mos dëgjoni mjekët. Kjo është diçka plus, nuk zëvendëson ilaçet. Por është e rrallë, e lashtë, që nga koha e mbretit Gent, nuk është vetëm në gojëdhëna, është edhe në libra. Ja çfarë shkruhet në to:

Është njohur që në kohën e vjetër si mjet që nxit dhe përmirëson funksionet tretëse të organizmit. Rrënjët e sanzës përmbajnë kryesisht substance glukozitike me shije të hidhur, në sajë të cilave përdoret edhe në mjekësi si mjet që shton sekretimin e lëngut gastrik dhe gjallëron veprimin e organizmit. Nxit shumëzimin e rruazave të kuqe dhe të bardha, duke bërë në këtë mënyrë vetëmbrojtjen e organizmit. Rekomandohet veçanërisht për sëmundjet e rënda”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.