Operacion me lazer në sy? Flet okulisti Boriçi: Ja kur mund të kryejmë ndërhyrje!

Kirurgu okulist, Kastriot Boriçi në Dritare Tv ka shpjeguar se kur mund të kryhet ndërhyrja me lazer tek syri, në mënyrë për të larguar syzet. Okulisti theksoi se jo çdo lloj lazeri përdoret për të kryer ndërhyrje, edhe pse është mënyra më e fuqishme që ndihmon syrin për të larguar syzet. “Jo çdo ndërhyrje bëhet […]

Gusht 27, 2024 - 19:50
 0
Operacion me lazer në sy? Flet okulisti Boriçi: Ja kur mund të kryejmë ndërhyrje!

Kirurgu okulist, Kastriot Boriçi në Dritare Tv ka shpjeguar se kur mund të kryhet ndërhyrja me lazer tek syri, në mënyrë për të larguar syzet.

Okulisti theksoi se jo çdo lloj lazeri përdoret për të kryer ndërhyrje, edhe pse është mënyra më e fuqishme që ndihmon syrin për të larguar syzet.

“Jo çdo ndërhyrje bëhet me lazer, edhe pse është një mjet shumë i fuqishëm. Ka shumë lloje lazera, por një më i fuqishëm përdoret për heqjen e syzeve. Ka një histori ballkanike për lazerin, ka filluar nga një profesor i cili studioi në Kretë, që shpiku një teknikë e cila përdoret dhe sot, prej 1995. Çdo teknologji në mjekësi është shumë e rëndësishme. Syri kur mësohet me një lloj numri e ka si lloj paterice, duhet gjetur një ekuilibër pasi vjen një moment që përdorimi i syzeve bëhet i domosdoshëm.

Syzet me numër të vogël mund edhe mos të përdoren.

Xhamat kanë filtra që të mbrojnë, por nuk vlejnë aq shumë. Ka raste që dhe të ndihmojnë. Shumica vijnë për ulje të pamjes, që nuk shohin qartë. Shqetësimet e tjera janë: tharja e syrit, skuqje, kruajtje etj. Me ndryshimin e moshës, dëmtohet edhe loti i syrit”, deklaroi okulisti.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.