Bilancet rrëzojnë KURUM! Fitimet nuk tregojnë vështirësi ekonomike, kompania në majën e bizneseve fitimprurëse

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike në Portin e Singaporit, të nisura nga Durrësi kanë vënë nën hetim nga Prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e këtyre mbetjeve. Por ndërsa prokuroria e Durrësit nisi hetimet pas një kallëzimi të Doganave, Kurum njoftoi jozyrtarisht largimin e 500 punonjësve nga puna. Në një njoftim […]

Gusht 27, 2024 - 20:25
 0
Bilancet rrëzojnë KURUM! Fitimet nuk tregojnë vështirësi ekonomike, kompania në majën e bizneseve fitimprurëse

Zbulimi i 800 ton mbetje toksike në Portin e Singaporit, të nisura nga Durrësi kanë vënë nën hetim nga Prokuroria kompaninë turke ‘Kurum’, si të dyshuar për prodhimin e këtyre mbetjeve.

Por ndërsa prokuroria e Durrësit nisi hetimet pas një kallëzimi të Doganave, Kurum njoftoi jozyrtarisht largimin e 500 punonjësve nga puna.

Në një njoftim publik një ditë më parë, kompania ‘Kurum’ International, bëri të ditur do të mbyllte në mënyrë të befasishme dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse në procesin e prodhimit. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarimi për vështirësi ekonomike, si shkaku kryesor i ndërprerjes së kontratës për rreth 500 punonjës.

Por bilanci zyrtar i kompanisë i dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të paktën për vitet 2022-2023 nuk tregon një kompani në vështirësi ekonomike.

Kompania që shfrytëzon ish-Metalurgjikun e Elbasanit, regjistroi në vitin 2022 një fitim neto prej 78 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar fitimet ishin me të reduktuara por sërish 8 shifrore, në masën 44.6 milionë euro. Po ashtu, sipas librave të kompanisë, vitin e kaluar ekspozimi total i Kurum u reduktua në 35 milionë euro kredi nga 127 milionë euro që ishin në fund të vitit 2022.

Më shumë se vështirësi financiare, numrat e bilancit të Kurum tregojnë një sipërmarrje që qëndron në majën e bizneseve më fitimprurëse të Shqipërisë.

Nga hetimi i Prokurorisë se Durresit për çështjen e mbetjeve toksike, është identifikuar kompania turke “Kurum International” si burimin i këtyre produkteve, të cilat i janë shitur kompanisë “Sokolaj” shpk, që është eksportuesja e kontenjerëve. Sipas hetimeve, zbulohet se bëhet fjalë për mbetje të hirit nga trajtimi i gazeve të oxhakut në ish-Kombinatin Metalurgjik, të cilat deklarohen ndryshe edhe si oksid zinku.

Alarmi për transportin e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës u dha nga Rrjeti i Aksionit të Bazelit, një organizatë eksperte në çështjet e drejtësisë mjedisore.

Top Channel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.