Ministrja Koçiu: Urgjenca Mjekësore ka pritur 124 694 thirrje gjatë këtij sezoni turistik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur të martën se Njësia e Koordinimit e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore ka pritur 124 694 thirrje në numrin 127 gjatë këtij sezoni turistik, ose 17 350 thirrje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Sipas mjekëve, kanë qenë të moshuarit […]

Gusht 27, 2024 - 21:55
 0
Ministrja Koçiu: Urgjenca Mjekësore ka pritur 124 694 thirrje gjatë këtij sezoni turistik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur të martën se Njësia e Koordinimit e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore ka pritur 124 694 thirrje në numrin 127 gjatë këtij sezoni turistik, ose 17 350 thirrje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Sipas mjekëve, kanë qenë të moshuarit ata që kanë shfaqur probleme shëndetësore, shumica gjendje dobësie. Po ashtu, drejt urgjencave spitalore janë paraqitur edhe te sëmurët kronikë me probleme kardiake, diabet apo hipertension. Bluzat e bardha apelojnë për kujdes dhe të shmanget dalja e të moshuarve si dhe fëmijët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.