VIDEO/ Stuhia godet Italinë, rrugët kthehen në lumenj

Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës. Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje, […]

Gusht 27, 2024 - 23:15
 0
VIDEO/ Stuhia godet Italinë, rrugët kthehen në lumenj

Disa komuna në provincën e Avellinos në Itali janë goditur nga një stuhi e fuqishme gjatë orëve të pasdites së të martës.

Sipas mediave italiane, moti ndryshoi në pak minuta, ku dielli i la vendin reve të tejmbushura me shi, të cilat sollën erë të fortë e reshje me intensitet të lartë, duke shkaktuar përmbytje, shkruan A2.

Situata më e rëndë ishte në Baiano, ku termocentrali Via Libertà u zhyt nën ujë. Shumë persona u shpëtuan nga zjarrfikësit. Ndërkohë, rruga që përshkon qytetin në Mugnano del Cardinale u kthye në lum duke marrë para makinat e parkuara.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo çmenduri e motit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.