Nga Gjipeja në Valbonë, 10 zipline dhe shtigje për turistët e aventurës

Qeveria shqiptare synon ndërhyrjen në infrastrukturën turistike të aventurës. Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të investohetpër ndërtimin e 8 zipline-ve si dhe 2 shtigjeve për ngjitje në zona shkëmbore me instalime hekuri. Konkretisht do të projektohet dhe ndërtohet zipline në Kullën 360° në Divjakë, në liqenin e Roshnikut, Berat, në liqenin e qytetit të […]

Gusht 28, 2024 - 09:05
 0
Nga Gjipeja në Valbonë, 10 zipline dhe shtigje për turistët e aventurës

Qeveria shqiptare synon ndërhyrjen në infrastrukturën turistike të aventurës.

Përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit do të investohetpër ndërtimin e 8 zipline-ve si dhe 2 shtigjeve për ngjitje në zona shkëmbore me instalime hekuri.

Konkretisht do të projektohet dhe ndërtohet zipline në Kullën 360° në Divjakë, në liqenin e Roshnikut, Berat, në liqenin e qytetit të Belshit, në Eco Park Dumrea, Belsh, në liqenin e Funarit, Elbasan, në liqenin e Gjelbër, Lalëz, në Valbonë, Bajram Curri, në Voskopojë, Korçë dhe Via Ferrata në fshatin Buronja, Kuç, në bashkinë e Vlorës dhe në kanionin e plazhit të Gjipese.

Implementimi i projekteve të urave, zipline-ve dhe via ferrata-ve në Shqipëri synon të krijojë një infrastrukturë turistike të klasit të parë që kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe social të rajoneve përkatëse, rrit atraktivitetin e vendit si destinacion turistik dhe promovon praktika të qëndrueshme për ruajtjen e mjedisit.

Këto përpjekje do të ndihmojnë Shqipërinë të pozicionohet si një nga destinacionet kryesore për turizmin aventurier, duke ofruar përvoja të veçanta dhe të sigurta për të gjithë vizitorët.

Fondi i vënë në dispozicion nga FSHZH është 166.6 milionë lekë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.