Vijojnë vatrat aktive të zjarreve në Lezhë dhe Shkodër, në terren forcat zjarrëfikëse për mbrojtjen e banesave

Në Shkodër dhe Lezhë, vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit. Në Lezhë, vazhdon të jetë aktive  afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël. Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur. Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në […]

Gusht 28, 2024 - 09:55
 0
Vijojnë vatrat aktive të zjarreve në Lezhë dhe Shkodër, në terren forcat zjarrëfikëse për mbrojtjen e banesave

Në Shkodër dhe Lezhë, vijojnë të jenë ende aktive vatrat e zjarrit.

Në Lezhë, vazhdon të jetë aktive  afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël. Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur.

Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave.

Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2  bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë,  3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të sherbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.

Edhe në Shkodër, dhjetra forca vijojnë të jenë të angazhuar për neutralizimin e flakëve.

Nga strukturat e bashkisë së Shkodër ka një vatër zjarri në Qafë të Bishkasit ku është e izoluar por vazhdojnë të digjen cungje e mbeturina por pa rrezik për momentin. Gjithashtu ka një  vater në Fshatin Shakot  NjA  Postrrib, pothajse është e fikur por ka pak tym sepse po digjen mbeturina të kalbura, po mbahen nën vëzhgim nga vrejtuesit e zonave.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.