Aktori nga Kosova, deklaratë përçarëse: Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ne se s’kanë Dua Lipën, Majlinda Kelmendin dhe Xherdan Shaqirin

Një deklaratë të bujshme ka bërë aktori i humorit në Kosovë, Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët. Në një intervistë për emisionin “Kosova Today”, ai ëhstë shsprehur se shqiptarët janë xheëlozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të […]

Gusht 28, 2024 - 11:40
 0
Aktori nga Kosova, deklaratë përçarëse: Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ne se s’kanë Dua Lipën, Majlinda Kelmendin dhe Xherdan Shaqirin

Një deklaratë të bujshme ka bërë aktori i humorit në Kosovë, Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today”, ai ëhstë shsprehur se shqiptarët janë xheëlozë për kosovarët se nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.

Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.

“Ne nuk jemi krahinën e Shqipërisë. Këtë duhet me kuptuar Shqipëria. Unë e kuptoj që Shqipëria i ka disa komplekse që nuk e ka një trajner si Toni Kuka, Majlinda Kelmendi, nuk e ka Rita Orën, Dua Lipën…e kuptoj. E kuptoj xhelozinë që nuk e kanë një Xherdan Shaqiri, një Granit Xhaka, a po më kupton, por ne nuk duam ke shkuar andej. Ne jemi dhe më të mirë në futboll, ne kemi dhënë dhe kontribut shumë të madh…ne i kemi mësuar si të jenë tifozë të mirë dhe atëherë ça me mbetet mua që unë kur të udhëtoj mos udhëtoj më nga Kukësi, por të udhëtoj nga Rozhaja. Se e di me e bojkotu këtë gjë”, tha ai ndër të tjera.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.