“Vuajtjet” e lëkurës gjatë verës, mjekët e QSUT flasin për shtim të infeksioneve

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave në disa raste ka sjellë përhapje të infeksioneve të lëkurës. Sipas mjekëve dermatologë të QSUT-së më të shpeshtat janë infeksionet bakteriale dhe ato mykotike, për të cilat shpesh është kërkuar trajtim spitalor për shkak të agravimit si pasojë e shtyrjes në kohë të mjekimit “Efektet negative të shtrira në kohë […]

Gusht 28, 2024 - 14:55
 0
“Vuajtjet” e lëkurës gjatë verës, mjekët e QSUT flasin për shtim të infeksioneve

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave në disa raste ka sjellë përhapje të infeksioneve të lëkurës.

Sipas mjekëve dermatologë të QSUT-së më të shpeshtat janë infeksionet bakteriale dhe ato mykotike, për të cilat shpesh është kërkuar trajtim spitalor për shkak të agravimit si pasojë e shtyrjes në kohë të mjekimit

Efektet negative të shtrira në kohë janë infeksionet e lëkurës, të cilat i shohim mjaft të shtuara në këtë periudhë të verës, mbase nga ambienti i pishinave, i shezlongëve, rëra e papastruar mirë apo deti në zona të caktuara të ndotura. Janë problematika të cilat më shumë i hasim në moshën fëminore, infeksione stafilokoksike, impetigjinoze, të cilat pa diskutim kërkojnë trajtim nga mjeku specialist dermatolog në klinikë,” shprehet Migena Vargu, dermatologe në QSUT.

Infeksione të tilla në lëkurë janë shumë ngjitëse, shpjegon doktoresha, dhe në shumë raste kërkohet trajtim i shumëfishtë

Është tendenca për të kaluar nga njëri fëmijë tek tjetri, pra efekti ngjitës i sëmundjes është shumë i shprehur dhe nuk është çudi që në një familje më fëmijë neve na vjen gjithë familja e prekur nga kjo patologji, ndaj kërkohet trajtim i shumëfishtë,” shton ajo.

Infeksionet e lëkurës nuk mund të vetërajtohen, sipas mjekëve, pasi dëmet shtohen.

Është e zakonshme që shpesh këto raste thonë ‘shkova në farmaci dhe mora një krem, ma sugjeroi një mik, një shok dhe po e provoj dhe unë’, pastaj shpesh vijnë me një situatë shumë më të komplikuar, mbase edhe të kamufluar, jo me pamjen tipike që do ta ndihmonte mjekun në diagnozën e vet, pra me një komplikacion më shumë të diagnozës primare. Prandaj çdo individ me probleme të lëkurës duhet të drejtohet tek mjeku specialist,” thotë Dr. Vargu.

Mendësia “prit të mbaroj pushimet njëherë” ka bërë që shumë problematika të lëkurës të adresohen me vonesë gjatë muajit shtator, kohë kur në QSUT rritet edhe më shumë fluksi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.