Tjetër plagosje në burgjet greke, plagoset rëndë shqiptari

Shënohet rasti i dytë brenda 24 orëve i përleshjeve të përgjakshme brenda burgjeve greke. Pas ngjarjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të dënuar të tjerë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos. Një 41-vjeçar shqiptar po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë pas një sherri me thikë […]

Gusht 28, 2024 - 16:50
 0
Tjetër plagosje në burgjet greke, plagoset rëndë shqiptari

Shënohet rasti i dytë brenda 24 orëve i përleshjeve të përgjakshme brenda burgjeve greke. Pas ngjarjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të dënuar të tjerë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos.

Një 41-vjeçar shqiptar po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë pas një sherri me thikë me të burgosur të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mes 41-vjeçarit shqiptar, 32-vjeçarit sirian dhe një 30-vjeçari algjerian.

32-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, ndërsa dy të tjerët kanë goditur me grushte e shkelma.

41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja.

Pas përleshjes u bë një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një mjet tjetër i mprehtë i improvizuar.

Të gjitha sendet e mësipërme janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit akuzohen rast pas rasti për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.