Me shufra hekuri në dorë, shqiptari sulmon mjekët, bën rezistencë edhe ndaj policisë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në via Montessori në Reggio Emilia, me akuzën e rezistencës ndaj një zyrtari publik, dëmtim të

Gusht 28, 2024 - 17:40
 0
Me shufra hekuri në dorë, shqiptari sulmon mjekët, bën rezistencë edhe ndaj policisë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, në via Montessori në Reggio Emilia, me akuzën e rezistencës ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë, tentativë për grabitje dhe plagosje të personelit mjekësor.

I riu, në nerva e sipër, ka sulmuar një mjek brenda objektit, ka dëmtuar disa dyer dhe më pas ka ikur në parkingun e jashtëm.

Në parkingun e Rems, i armatosur me dy shufra hekuri, ka dëmtuar disa makina dhe ka kërcënuar një mjeke duke tentuar t’i vjedhë makinën. Kur karabinierët mbërritën, shqiptari reagoi ashpër, duke i detyruar karabinierët të përdornin neutralizuesin elekstrik për ta imobilizuar. Më pas, i riu u qetësua dhe u dërgua në spitalin në Reggio Emilia për trajtimin e nevojshëm.

Fatmirësisht, asnjë polic nuk u lëndua gjatë operacionit, ndërsa mjeku i sulmuar mori trajtim mjekësor në urgjencën e Arcispedale Santa Maria Nuova.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.