Fluks i lartë pasagjerësh, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik. “Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që […]

Gusht 28, 2024 - 18:40
 0
Fluks i lartë pasagjerësh, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, të cilëve iu bën thirrje që të shkojnë në aeroport të paktën 3 orë përpara fluturimit dhe kjo për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve gjatë sezonit turistik.

“Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t’u siguruar që keni kohë të mjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, ju rekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit”, thuhet në një postim të TIA.

Mes të tjerash, TIA po ashtu iu kërkon pasagjerëve të printojnë biletën e tyre, pasi kjo gjë do t’iu kursejë kohë, në të kundërt do të presin hapjen e check-in për ta marrë atë.

Për pasagjerët me bagazhe, TIA këshillon pasagjerët të informohen te sporteli i check-in, i cili zakonisht hapet 2 orë e 30 minuta para nisjes. Njëkohësisht TIA u kërkon pasagjerëve të qëndrojnë të përditësuar me çdo njoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimin tuaj.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.