“Shkundet” Greqia, tërmet 5.2 ballë në jug të Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkall Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan  në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos. Tërmeti […]

Gusht 28, 2024 - 21:45
 0
“Shkundet” Greqia, tërmet 5.2 ballë në jug të Kretës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkall Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan  në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos.

Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët.

Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.