Kishin humbur rrugën, pas disa orë kërkimesh gjenden në Nivicë dy turistet çeke

Policia iu ka ardhur në ndihmë dy turisteve çeke të cilat humbën gjatë së mërkurës në zonën malore mbi fshatin Nivicë. Pas marrjes së njoftimin, policia nisi kërkimet dhe pas disa orësh ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas ka ndihmuar turistet të zbrisnin nga terreni i vështirë, shkruan javanews.al “Shërbimet e Komisariatit të […]

Gusht 28, 2024 - 22:20
 0
Kishin humbur rrugën, pas disa orë kërkimesh gjenden në Nivicë dy turistet çeke

Policia iu ka ardhur në ndihmë dy turisteve çeke të cilat humbën gjatë së mërkurës në zonën malore mbi fshatin Nivicë.

Pas marrjes së njoftimin, policia nisi kërkimet dhe pas disa orësh ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas ka ndihmuar turistet të zbrisnin nga terreni i vështirë, shkruan javanews.al

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë iu erdhën në ndihmë dy turisteve çeke, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të natyrës në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, pas marrjes së njoftimit se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” në një zonë malore dhe me terren të vështirë, shërbimet e Policisë Himarë organizuan menjëherë punën për t’i ndihmuar.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe distancës së madhe nga zona e arritshme me automjete, policia arriti të lokalizojë turistet, të cilat ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.