FOTO / Aksident tragjik në Kretë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kretë, Greqi. Sipas medieve greke, motoçikleta me të cilën lëviznin i riu shqiptar me një 18-vjeçar grek është përplasur me një tabelë të vendosur në një stacion autobusi. 18-vjeçari shqiptar i cili ishte pasagjer në motor, është hedhur dhe ka […]

Gusht 29, 2024 - 10:10
 0
FOTO / Aksident tragjik në Kretë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Kretë, Greqi.

Sipas medieve greke, motoçikleta me të cilën lëviznin i riu shqiptar me një 18-vjeçar grek është përplasur me një tabelë të vendosur në një stacion autobusi.

18-vjeçari shqiptar i cili ishte pasagjer në motor, është hedhur dhe ka përplasur kokën në shtyllë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit të mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, 18-vjeçari nuk mundi të shpëtonte.

Drejtuesi i motoçikletës, 18-vjeçari grek ka mbetur i plagpsur lehtë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.