VIDEO / Habit ambasadori gjerman, gatuan fli në saç në majë të Gjeravicës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde duket se është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe ka shijuar gatimet dhe natyrën në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë. Ka qenë vetë ambasadori që ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku shihet bashkë me një grup turistikësh në Gjeravicë. Madje ambasadori shihet duke […]

Gusht 29, 2024 - 10:15
 0
VIDEO / Habit ambasadori gjerman, gatuan fli në saç në majë të Gjeravicës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde duket se është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe ka shijuar gatimet dhe natyrën në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë.

Ka qenë vetë ambasadori që ka publikuar një video në rrjetin social “X”, ku shihet bashkë me një grup turistikësh në Gjeravicë.

Madje ambasadori shihet duke pjekur ushqimin tradicional, fli me saç.

“Kalova kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica!

Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.